Rreth Njilulediellit.

Vajza pas blogut.

Përshëndetje lexues të Nji lule diellit.
Për ata që nuk më njohin, unë jam Kristiana Mihani, nji klishe prej andrrash t’pabotume, e t’mbylluna n’sirtare prej 24 vitesh jete, thënë ndryshe vajza që qëndron pas blogut.
Kam studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, dhe prej Tetorit të këtij viti, jam diplomuar në degën “Studime letrare shqipe dhe antropologji kuli” profili msc.
Më pëlqejnë fort librat, po më së shumti më pëlqen të shkruaj. Unë e quaj bekim lidhjen që kam me letërsinë dhe të shkruarin, dhe kur çfarë bën me zemër vlerësohet, është lumturi pa çmim.

Tani jam krejt e lirë të ndjek ëndrrat e mia, dhe që të gjitha nisin me nji lule dielli.

Kristiana Mihani

Autorja e blogut.

PA KORNIZA

 

Nji lule diellt vjen si një platformë, ku Letërsia shfaqet paksa më argëtuese më gjithëpërfshirëse, më reflektuese, përmes artikujve të ndryshëm letrarë a reçensioneve të librave, e ku secili zgjedh të lexojë letërsinë që më shumë i pëlqen, e të hedhë ura lidhëse me librin. Qëllimi ishte të vendosja letërsinë në një fokus ku ajo qëndron përtej kornizave të mërzitshme e që ndonjëherë e largojnë lexuesin e ri duke e drejtuar atë kah rrjeteve sociale.