Unë kam qenë lloji i njeriut që i dashuronte Krishtlindjet dhe filloja duke menduar për festat, që në fund të Shtatorit. Më emocionin dritat, ngjyrat, dhuratat dhe njerëzit që bëheshin më të mirë e më të ndjeshëm.
Me kohën pastaj, Krishtlindjet nuk ishin më vetëm një festë dhe mundësia për të marrë më shumë dhurata, por ishin një ndjenjë, njerëz të bashkuar, dora mbi dorë dhe shumë dashuri.
Mendoj se kjo është ajo që njerëzit harrojnë kur bëhet fjalë për raportet që jetohen çdo ditë, e jo vetëm në Krishtlindje: dashuria dhe të qenit kostant.
Se sikur njerëzit të ishin po aq të mirë sa janë edhe në ditë festash, bota e raportet do ishin një vend më i bukur. Do kishte më pak dhimbje, më pak njerëz që largohen, duar që nuk preken e shpirtra që nuk përqafohen më. Por të qenit kostant, është impenjim më vete, dhe jo vetëm dhurata që i jep dikujt në një ditë të vitit, në një ditë feste ku duhet të jemi njerëz më të mirë.
Unë, për secilin nga ju, uroj që magjia e fund muajit, gjithë magjia e Krishtlindjeve, të mund t’ju dhurojë çdo deshirë që ju mban zemra. Uroj që ky sezon festash, të na mësoje se, të jemi njerëz më të mirë e me më shumë dashuri, vlen më tepër se sa të jemi krenarë a të ruajmë egon.
Shpresoj që, në këtë Vigjilje Krishtlindjesh, secili nga ju të gjejë dritën brenda zemrës, ta ndezi fort edhe të zbulojë se çfarë i bën të lumtur.
Unë besoj se, mrekullitë ndodhin, e në netë si kjo më së shumti. Por është krejt çështje impenjimi kostant, e ta konsideruarit çdo ditë një Krishtlindje më vete, një magji më vete, aty ku qëndron mrekullia e vërtetë.

Gëzuar me shumë shumë dashuri,
Kris nga Nji lule diellit.
Copyright. © /
Kristiana M.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *