Përshëndetje! (:

Postimi i sotçëm është disi ndryshe nga ai që jeni mësuar të lexoni në blog. Po i lë pak mënjanë shkrimet e mia si derivate ndjenjash apo rebelimesh personale, dhe dua të ndalem tek letërsia dhe përjetimet letrare.
Jo më kot, përshkrimi që qëndron përbri Nji lule diellit, është “Nji qoshe letrare pa korniza”. Dhe shumë nga ju kanë të drejtë të pyesin sigurisht, dhe vetëm tani i bie në te faktit se prezantimi i blogut qe pa një prezantim të mirëfilltë, po veç si nji shkëndijë që doja ta ndaja me këdo kishte kohë që priste të lexonte nga unë.
Por meqë me poshtë do të flas për diçka ndryshe (interesante gjithësesi, premtoj) doja pikërisht të ndalesha tek fraza e përmendur më lart:

Nji qoshe letrare pa koniza!

Në fakt po, kështu e kam konceptuar Nji lule diellit. Si nji qoshe ku përtej shkrimeve derivate të përjetimeve të mia, të shkruaja dhe mbi projeksionet ku unë e shoh dhe e fus letërsinë.
Dhe artikulli më poshtë, nëse mund ta quaj të tillë, flet për një nga projeksionet që merr letërsia në mua, pas leximit të një libri.

 

Si mundet një libër të të ndryshojë jetën?

A keni lexuar ndonjëherë ndonjë libër që ju ka ndryshuar jetën? Ju as nuk e merrni me mend se si përhumbja në personazhin kryesor apo në serinë e ngjarjeve të librit që po lexoni, mund të lerë shënja të pashlyeshme tek ju, dhe madje t’ju ndryshojë jetën, mënyrën e të menduarit, të perceptuarit gjërat.
Librat janë një zgjedhje mjaft e mirë për të kaluar kohën në verë, apo zgjedhja e duhur për një pasdite larg rutinës plot zhurmë. Por sa nga ne, kur fillojnë të lexojnë një libër, nisen me idenë se pas këtij leximi, gjërat do ndryshojnë, perceptimi për botën po ashtu? A nisen vallë me idenë se pasi shënjuesi i faqeve të arrijë në fund të romanit, ideja për njerëzit që na rrethojnë, për veten, për çdo gjë objektive dhe subjektive po ashtu, do të marrë tjetër drejtim?!
Unë mendoj se jo. E megjithatë, janë të pashmangshme gjurmët që një libër mund të lerë tek ne.
Ka lexime, nga ato që janë të detyrueshme, dhe nga ato të tjerat të cilat na përpijnë me orë. Ka nga ato që janë të këndshëm dhe nga ata të tjerët që janë të fuqishëm. Po ka libra që të çojnë në metamorfoza.
E gjithë kjo, vjen përmes një proçesi që studiuesit e kanë quajtur “marrje eksperience”. Më tepër se sa thjesht të kuptuarit e një personazhi, ti merr brenda vetes pak nga ai, nga karakteri, nga sjelljet dhe përgjatë këtij proçesi ti ndryshon. Nuk është diçka që ti e planifikon. Cdo gjë ndodh në mënyrë shumë të natyrshme.
Këto lloj ndryshimesh që ndodhin, shkojnë përtej analogjizmave të tipit, “pasi lexon Superman-in ti mendon se mund të fluturosh”. Është më tepër se kaq, është një proçes më delikat, por që definitivisht mund të ndryshojë qëndrimet dhe sjelljet tuaja.
Nga eksperimente të ndryshm, studiuesit kanë arritur në përfundimin se “marrja e eksperiencës” me shumë gjasa mund të ndryshojë mendimet e një njeriu, qëndrimet dhe sjelljen e tij kundrejt dikujt tjetër dhe madje edhe orientimin seksual, dhe kushedi se çfarë akoma.

Nga seria e shenjave që një libër mund të lërë në jetën tëndë, të parin në listë, unë do të vendosja qëndrimin që ne mbajmë me personat që na rrethojnë, pas leximit të një libri, për të vazhduar më pas me ndryshimet brenda vetes për veten dhe mbi vetën, dhe së fundmi, të ashtëquajturat çështje zemre. Sa është probabiliteti që pas leximit të një libri të ndryshosh jo vetëm mendim, po dhe ndjenjat kundrejt dikujt?!

Te treja sa u përmendën, do t’i shplalos në blog, në ditët në vijim.

Deri atëherë, lexim të kënshëm.

copyright. © /
Kristiana M

7 Comments

  1. Jana 12/03/2017 at 5:35 PM

    Më pëlqen shumë te gjitha postimet që ke hedh ktu te libr qe do besh se shpejti ??
    Te pergezoj Kris ❤
    Na emocion shum zemer ??

    Reply
    1. Kristiana Mihani - Site Author 12/04/2017 at 11:39 AM

      Libri eshte nje projekt qe ka kohe qe e mendoj, por qe duhet edhe pak kohe qe produkti final te dale sa me mire.
      Faleminderit shume Jana! <3

      Reply
  2. Hydajete 12/04/2017 at 11:29 AM

    Gjithsesi leximi i nje libri te jep eksperience . Te meson shume gjana dhe ide per jeten si dhe te jep shtyse per te permirsu sjelljet e tua ndaj te tjerve dhe shoqerise ne pergjithsi.Gjithsesi blogu jot Nji lule dielli per mu asht shume i kendshem dhe i mbushur me ndjenja pizitive . Urime dhe suksese .

    Reply
    1. Kristiana Mihani - Site Author 12/04/2017 at 11:38 AM

      Ansolutisht ndaj te njejtin mendim, dhe ne fakt eshte nje nga temat qe do trajtoj ne postimin e rradhes.
      Te falenderoj shume per mendimin dhe kete koment pozitiv dhe inkurajues. 🙂
      Do mundohem e bej me te miren time.

      Reply
  3. Pingback: Librat : çelësa depërtimesh humane dhe ura lidhjesh që s’këputen. – Njilulediellit

  4. Pingback: Ndryshimet që derivojnë tek ne pas leximit të një libri. A na bëjnë librat njerëz më të mirë? – Njilulediellit

  5. Pingback: Unë zgjedh të dua më shumë veten! – Njilulediellit

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *