Po sa zemra lihen nëpër aeroporte? Nëpër përqafime të minutës së fundit para se kontrollori i pasaportave ta humbasë durimin dhe të na shohë vënger se po duam të përqafojme shpirtrat për aq sa të jetë e mundur, edhe nji gjysëm sekondi ma shumë; se po tregojmë veten tonë të dobët para të tjerëve, se po tregohemi vulnerabël e s’na plas.
Kështu jam ndjerë përherë unë me ty. Si zemër në arratisje, si ato që lihen nëpër aeroporte, vetëmse përqafimet që doja të të jepja, për të ta futur zemrën brenda times në nji gjysëm sekondi, nuk ishin kurrë. Ishin vetëm fantazi netësh pa gjumë, netësh t‘frikshme nga pagjumsia, nga andrrat utopike dhe fytyrën tande imagjinare krejt pranë times. Dhe demonet e mosdashunisë tande që vinin pastaj, e ma banin shpirtin copë e çikë e unë s’bëzaja, e t’doja ma fort.
Ti ke qenë përherë njisoj, nji avion n’nisje e unë, unë nji udhëtare krejt e thjeshtë, e vogël ma tepër, që s’ishte kurrë n’orar pavarësisht vrapit që bante për me mbërrit tek ti, pavarësisht forcës së vetes që kalonte limitet e kornizat. Unë, isha ajo që arrija përherë vonë, kur check-in-i mbyllej e s’kishte vende ma, kohë, e dëshirë për me m’pranu, e për me e ba nji lëshim, edhe ma pak.
Krejt njisoj ka ken e gjitha. Unë nji, me valixhe t’katandisur zemrash e ndjenjash, e ti, ti që fluturoje naltsive, ku qiejt puthnin Diellin, dhe unë mendoja, se nj’at’ ngjyrë kishte edhe dashnia.

copyright. © /
Kristiana M.

4 Comments

  1. Katerina 04/01/2018 at 7:20 PM

    ????

    Reply
  2. Ana 04/01/2018 at 10:47 PM

    Shkrim shume i bukur 🙂

    Reply

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.