Hey përshëndetje!
Artikulli  rradhës lidhet me një nga ndikmet më të forta që çdo herë leximi i një libri le tek unë dhe nga seria e ndryshimeve thelbësore ose jo, që derivojnë nga leximi i një libri, vlerësova si më kryesoren, ndihma që japin librat përmes këtyre ndryshimeve, në të kuptuarit më mirë të njerëzve që na rrethojnë.

A janë librat çelësa në depërtimin e njerëzve dhe ura për ndërtimin e lidhjeve më të forta me ta?

Siç u përmed në artikullin e shkuar, Nji qoshe letrare pa korniza, marrja e eksperiencës ndikon. Përfshirja në karakterin e një personazhi po ashtu. Ti fillon të kuptosh se përse disa gjëra ndodhin ashtu si ndodhin, dhe përse marrin interenarin që marrin.
Pas gjithë veprimeve, mendimeve të shprehura me zë të lartë, fjalëve, fshihet e padukshmja me gjithë grumbullin e pse-ve dhe motiveve që lejojnë në zbërthimin e dikujt. Janë këto pra të ashtëquajturat “ura lidhëse” që ndihmojnë të kuptosh më mirë njerëzit që të rrëthojnë.
Një në dy herë, të gjithë ne gabojmë mbi përcaktimin apo gjykimet që japim mbi veprimet e dikujt, fjala vjen një shoku, miku të mirë a dikujt që e kemi njohur rastësisht. Ndalemi në paragjykime dhe nuk shkojmë përtej fasadës, nuk shkojmë në gjykime dhe të thellohemi në atë çfarë qëndron e fshehur në parapaskenë, në atë që zbulon motivet e një sjelljeje. Dhe më besoni, kjo është tërësisht e gabuar.
AFTER, është libri që kam lexuar së fundmi, që më dha shkundjen për të cilën kisha nevojë, mbase jo aq sa për të kaluar vijën e paragjykimit, se sa për të më ndihmuar mua me veten, me mendimet e mia dhe me raportet me njerëzit që më rrethonin.
Për ta konkretizuar paksa, po hyj në brendësi të romanit.
Hardin, një nga personazhet kryesore, ishte çdo gjë e kundërt që mund të përkufizojë një djalë të mirë. I mbushur plot tatuazhe në pjesën më të madhe të trupit gjëja e parë që zgjonte ai, jo vetem tek personazhet e tjerë të librit, po dhe tek mua si lexuese, ishte paragjykimi, dhe jo aq shumë për tatuazhet se sa për sjelljen e tij prej rebeli, për fjalët e këqija të thëna aty për aty. E megjithatë nëse nuk do kisha shkuar më tej, nëse nuk do kisha lexuar zhvillimet e ngjarjeve aty ku në disa pjesë narratori është vetë ai, nuk do i kisha kuptuar kurrësesi motivet që e shtynin të vepronte ashtu.
Nuk do e kuptoja se si tatuazhet ishin një shenjë rebelimi të një fëmijërie të kaluar me drama, me trauma dhe shenja që mundohej t’i mbyste me bojë të zezë. Nuk do e kuptoja se pas gjithë rebeshit të fjalëve të ashpra që i thonte aty per aty, qëndronte një inat kaq i madh ndaj botes, ndaj njerëzve, e stërvitur kaq mirë ndër vite, sa kishte marrë formën e cipës së plagës që nuk duam ta heqim. Që preferojmë të duket ashtu e shëmtuar, po të paktën na mbron çfarë dhemb më tepër.
Nuk do kisha kuptuar se si pas karakterit harbut, qëndronte një djalë, ende i vogel me gjithë frikërat dhe pasiguritë e veta. Nëse nuk do dija burimin e gjithë asaj vorbulle mërie, nuk do kisha kuptuar gjë prej gjëje.
Po a nuk është kjo që ndodh me njerëzit jashtë librave, atyre që u perkasin botës në të cilën jetojmë?! A nuk ështe kjo ajo që duhet të bëjmë në fund të fundit, të shkojmë përtej të dukshmes, përtej asaj që na ofrojnë veprimet e para, fasada e parë?
Dhe ja pra, ndodhi që ndërsa lexoja Hardin, unë fillova të bëja analogji me njerëzit që më rrethonin, me veprimet e tyre të ndodhura një orë apo një vit më parë. Fillova të kuptoj se pas mesazheve që nuk kthehen mund të ketë shumë më shumë se sa padëshirë për të folur. Kuptova se ndonjëherë mes gjithë heshtjeve dhe fjalëve që nuk shprehen, mund të qëndrojë ndrojtja e të shprehurit gjërat më shumë se sa asgjë-ja për t’u thënë. Kuptova këtë dhe më tepër: largimet, fjalët që thuhen në momente zënkash, ato kur njerëzit çohen në djall dhe aq. Se pas veprimeve qëndrojnë motivet, që janë gati aty për t’u zbuluar, po mjafton vetëm një hap.
Kështu ndodhi që pas leximit të librit, unë nuk rrekesha më të qëndroja vetëm në vijën e paragjykimit, të aludimeve dhe të veprimeve herë-herë egoiste të bëra aty për aty, po shkoja në prapavijë. Fillova të ndryshoja mënyrën e të perceptuarit të gjërave të mendimeve, të veprimeve të atyre që më rrethonin, dhe madje edhe të mosveprimeve. Dhe nga e gjithë kjo, nuk derivoi vetëm fakti që unë ndjehesha më mirë me veten, por edhe përmirësimi i marrëdhënieve të mia me të tjerët.
Për mua ishte AFTER. Për dikë tjetër nga ju, mund të ketë qenë një libër tjetër, roman, seri, novelë a tregim. Cfarë vlen mbi të gjitha, është përfundimi! Është forca e një libri për të të ndihmuar të kuptosh kë ke pranë, qoftë Hardin ose jo. Vlen forca që kanë librat për të të bërë njeri më të mirë, për të të përmirësuar ty dhe raportet me njerëzit përreth dhe ndërtimin e urave lidhëse me ta.
Kështu në mos e ndryshoi rrënjësisht, AFTER e përmirësoi definitivisht jetën time, dhe gjithë serinë e veprimeve që pasuan pas kësaj metamorfoze.

Po për ju, cili ka qenë libri i metamorfozave tuaja?!

copyright. © /
Kristiana M

3 Comments

  1. Dorina 12/13/2017 at 7:44 AM

    Jane mendimet e mija..thene me ze te larte kris ?

    Reply
    1. Kristiana Mihani - Site Author 12/13/2017 at 11:02 AM

      Me behet qejfi per kete ☺️ Uroj te te kem ardhur ne ndihme ne nje fare menyre me kete shkrim. ❤️

      Reply
  2. Pingback: Unë zgjedh të dua më shumë veten! – Njilulediellit

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *