Hey hey! 💗✨

Jemi zyrtarisht në Dhjetor, që do të thotë se jemi zyrtarisht në THANKMAS! 🤩🌲❄️
Kur bëhet fjalë për Krishtlindjet dhe festat e fundvitit bashkë me dritat në qytet, ndizet edhe llambushka ime inteligjente për t’u bërë njeri pak më i mirë. 🤓🙈
Sikurse edhe vjet, edhe këtë Dhjetor do e risjellim Thankmas-in në blog: «To THANK for ChristMAS!» ❤️
Për ata që janë të rinj, THANKMAS është një seri postimesh pērgjatë muajit Dhjetor në blog. Secili nga ju mund të dërgojë letrën e tij të falenderimeve, dëshirave, reflektimeve të fundvitit. Në vend të Santa Claus-it apo universit, dërgojini në blog, kështu mund të ndajmë mendime me njëri-tjetrin, shumë dashuri, ngrohtësi dhe aromë festash! 🤩
Duke filluar nga SONTE, letrat tuaja mund të m’i dërgoni në email (klikoni opsionin email në profilin tim)! 💌
Është mënyra ime më e mirë për të shprehur falenderimin tim ndaj mbështetjes që ju më jepni çdo ditë. ☺️💘 Megjithatë, Dhjetori sapo ka filluar, dhe kjo është vetëm hapi i parë i projekteve të Nji lule dielli-t plot me drita!
Me shumë dashuri,
Kris. 🌻
Ps: Për çdo letër do të ruhet privatësia e secilit prej jush! Për çdo pyetje, më shkruani! 💌🙌🏻

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *