Ndonjëherë pyes veten se, çfarë e mban shpirtin tim me tëndin lidhur, edhe pas gjithë kësaj kohe?!
Nuk janë më sytë prej mjalti. Ikën kohët e fillimit kur më së shumti t’i dashuroja ato.
Dëgjova një këngë sot, që thonte “…të dashuroj për të gjitha herët që grindemi.” Dhe për mua nuk është kështu. Unë të urrej në të gjitha herët që grindemi, apo së paku mundohem të të çoj në vrimë të djallit, po vetëm sa të dua më shumë pastaj.
Unë vërtet ndonjëherë nuk e di përse të dua. Më kapin krizat e mia ku dashura është e pasigurtë dhe trembem si kjo të qe mëkat ndaj teje e kësaj që kemi, e harroj pastaj, se është krejt nornale. E harroj pastaj, po prap krejt, kur të shoh sytë që nuk i dua më si në fillim, po janë diç’ tjetër, një formë, e vogël fare se krenaria ime do bëjë të vetën, për të m’ia vënë zemrës spirancat në paqe.
Po unë e di pse e kam shpirtin të lidhur me ty, kaq fort, kaq pa arsye e me kaq kriza mosdashurie ku dashuria më qeshet ftyrës e më quan të çmendur.
“Sepse ti më bën njeri më të mirë”!
Dhe quaje po të duash refren të çdo letre fundviti, ama unë kam besuar përherë, edhe në ditët kur çohemi në djall, se pastaj do jemi po aty, se me ty, unë kam mundur të zbuloj versionin më të mirë të shpirtit tim.
Me ty është bukur të jesh e madhe dhe të rritesh, vetëm për të të sfiduar që të mos më quash më kalama. Me ty është bukur të qeshësh e pastaj ndaloj në fraksionet e mia prej gjysëm sekondi ku mundohem ta mbështjell lumturinë e ty rreth me krah, nga frika se mos ikën.
Unë të dua, sepse nuk ikën! Dhe jo nga frika se një ditë do zgjohesha e do e gjeja refleksin në pasqyrë vetëm.
Unë të dua sepse, në të gjitha herët kur arsyeja të ulëriste “Vrapo!”, ke zgjedhur të krijosh tek mua, versionin më të mirë të qenies time.

copyright. © /
Kristiana M.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *