Mirë, kur vjen puna për të zgjedhur midis këtyre të dyjave, është gjithmonë pak e vështirë.

Sot kisha ditën time të pushimit, dhe ashtu pa plan, vendosa të shkoja në kinema për të parë një film që ka dalë së fundmi: “Mary Popins : the return” dhe ndërsa po bëhesha gati për në kinema i thash vetes: “Ok librin që ke nisur, do e lexosh në mbrëmje kur të kthehesh.” Kështu pa e kuptuar isha midis një zgjedhjeje : Librat apo Filmat?!

Kur bëhet fjalë për të tilla zgjedhje, është e nevojshme të kuptosh nëse një pasdite të Shtune, ke më shumë nevojë për një libër me një filxhan të ngrohtë çaji pranë vetes, apo një film të mirë me kokoshka.
Për mendimin tim, gjërat asnjëherë nuk janë të prera me thikë. Ka njerëz që i dashurojnë libat, por në ditë të caktuara preferojnë një dalje me miqtë në kinema, sikurse ka nga ata që nuk humbasin as edhe një film të ri në Netflix apo kinema, dhe pastaj në një pasdite fundjave, i gjen në shtëpi me një libër në dorë.

 Shkurt, nuk mund të caktosh kush është më mirë, apo zgjedhje më e zgjuar.

Megjithatë, kur vjen puna në tema të tilla, ka përherë vend për diskutim, dhe vend për grupe që ndahen në: ata të librit, dhe ata të kinemasë.
Personalisht, më ka ndodhur para disa vitesh, të lexoj një libër, “Kujtimet e një Geishe” pasi kasha parë filmin, realizimi i të cilit ishte i përsosur (thënë kjo nga një jo eksperte e kinemasë haha). Pastaj nga kureshtja e madhe, vendosa të lexoj librin që ishte krejt tjetër botë, përtej çdo klisheje që thuhet kur biseda le vend për të tilla diksutime.
Libri ishte i mrekullueshëm, i mbushur me detaje që në film nuk përmendeshin, dhe gjithë çfarë kisha parë në televizor, u harrua dhe unë vendosa të krijoja versionin tim të ngjerjeve dhe njerëzve.

Unë jam një njeri qe i dua shumë filmat, dhe sa herë kam kohë i shoh me shumë kënaqësi dhe ndonjëherë zgjedhja mes një libri apo një filmi është paksa e vështirë. Nuk e di çfarë më intrigon më shumë: fantazia dhe bota ku futem ndërsa lexoj, apo kokoshkat në kinema haha.
E nga ana tjetër ka filma, që janë të realizuar shumë më mirë se sa librat. Nuk më vjen ndër mend një rast specifik, por mendoj se kur kemi të bëjmë me libra të shkruar jo fort mirë, nga ana tjetër kemi të bëjmë me regjizorë të mirë, me aktorë të mirë, dhe minuta që kanë mesazhe më të forta dhe më emocionuese se sa 550 faqet e një libri limonadë.

Një film, apo një libër limonadë?

Këtu çështja merr një tjetër drejtim dhe mendoj se njerëzit janë akoma edhe më jo të venosur. Në një artikull në blog, kam folur për zgjedhjen midis Bestseller-ave dhe Klasikëve të letërsisë, por një Bestseller nuk është gjithmonë një libër limonadë apo jo?
Mendoj se një libër rozë dhe një film rozë, janë dy kncepte të ndryshme. Unë me shumë qejf do e shikoja një film rozë, një romantik nga ata që të bëjnë të ëndërrosh ndërsa ha kokoshka, por nuk mund të them të njejtën gjë për një libër rozë. Mbase sepse limonada e një filmi, është më e tretshme se sa ajo e një libri.
Kur lexon një libër, bëhet fjalë për atë çfarë mendja jote percepton ndërsa ecën nëpër rreshta, ndërsa kur sheh një film, ka të bëjë fort se sa ajo që ti sheh, arrin të të përcjellë një mesazh, një emocion.

E nga ana tjetër, zgjedhja midis një filmi dhe një libri është dhe çështje prakticiteti apo jo? Dua të them, ka njerëz qe nuk kanë kohë (larg qoftë dëshirë) të lexojnë një libër, kështu zgjedhin si një formë shumë të mirë argëtimi një film në kinema.
Në fund të ditës, qoftë nga faqet e një romani, apo nga minutat në kinema, vlen më së shumti mesazhi që ti merr apo jo, bota që aktivizohet brenda teje, dhe se si e sa fjalët në kokën tënde, a ato nga ana tjetër e ekranit, arrijnë të lëvizin diçka brenda teje. Kështu kur mbyll librin a le kolltukun e kinemasë (a të shtëpisë) bota ka të tjera ngjyra.

copyright. © /
Kristiana M

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *