Nuk e kam ditur ndonjëherë si është të duash dikë e pastaj të shohësh se si çdo gjë merr fund e ikën si një fill, që ti do ta kapësh e ta shtrëngosh pranë zemrës, po të rrëshket mes gishtave, e mes gjithë gjërave që nuk ditëm t’i mbanim e i lamë të iknin si fill me mërzinë, nervat dhe kthimet e shpinës në vend të përqafimeve.
Kam besuar përherë tek mundësitë e fundit, tek fillat gjysmak që kapen e bëhen nji; tek mundësitë e fundit që bëhen mrekulli, tek ato që ia vlejnë barra qiranë.
Kam menduar përherë se do ia dilnim, po bashkë, me gjithë papërpuethshmërinë e karaktereve tona, me gjithë egon time e krenarinë tënde. Kam menduar përherë se vetëm po të përqafoheshim do kuptonim se mund të vazhdonim përherë, se ishe gjëja e duhur, se isha e duhura, se ishim të duhurit…se ende jemi.
Të kam vënë gjithmonë në këndin e nji zemre që ma bënte zemrën të lumtur, përherë!
Kam menduar përherë edhe se, unë flisja shumë, shpejt, me mërzi e kot. Kam menduar përherë se ma ktheje shpinën për të më mësuar si të sillesha më e rritur, e se pastaj të mungoja e më kërkoje. Dhe të gjitha lulet e diellit çelnin nji nga nji, edhe kur në rrugë shihja vetëm gjethet e fundit të Nëntorit.
E kam ditur përherë, e sot ca më shumë se nuk ke qenë ti më e keqja ime, netët pa gjumë e me zemër bosh. Kanë qenë të gjitha herët pa ty, po jo ti.
Kanë qenë momentet kur nuk ishe e s’isha e harronim ta gjenim rrugën drejt zemrës duke menduar se e duhura ishte të hiqje dorë.
Të gjitha rrugët e zbrazta me gjethe e pa lule dielli, me pa-diell e pa ty, dhe pa-mua që s’di e s’dua t’i mësoj t’i eci pa të dy.

copyright. © /
Kristiana M

4 Comments

  1. Suela 01/21/2018 at 10:04 PM

    Kur lexoj e shof që erdhi fundi I shkrimit ndihem keq, dua me e me e me. Ka shumë dashuri e shumë shpirt në çdo shkronjë. Love you shpirti❤️

    Reply
    1. Kristiana Mihani - Site Author 01/22/2018 at 9:40 AM

      Ma kënaq zemrën gjithmonë me terë këtë pozitivitet dhe inkurajim që më jep.
      Faleminderit shume! ♥️

      Reply
  2. Anja 01/21/2018 at 11:48 PM

    Shkrim teper i ndjere… e adhuroj menyren se si shkruan

    Reply
    1. Kristiana Mihani - Site Author 01/22/2018 at 9:41 AM

      Jam e lumtur që të pëlqeu. ☺️ Faleminderit shumë Anja. Të përqafoj. ?

      Reply

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *