Posts in Thankmas! ?✨❤️ 2017

LETRA NO. 10 – THANKMAS

I dashur Santa. E di po të flet një 20 vjeçare që me vetëdije të plotë e di që ti nuk ekziston, këtë s’e kam besuar as kur isha fëmijë jo më sot, por prap vendos të shkruaj sepse brenda meje kam shpirt fëmije. Biles edhe tani që po të shkruaj po dëgjoj “Jingle Bells” . Ti ke qenë gjithmonë imazhi nëpër kartolina, ose ke qenë gjithmonë ai djali i mirëmbajtur ekonomtikisht i lagjes dikur që visheshe si babagjysh dhe i bente dhurata të gjithë fëmijëve të lagjes. Të flasësh… Read More

LETRA NO. 9 – THANKMAS

Drejtuar zemrës sime, kudo që ka degedisur! Kur ke kaq shumë gjëra në mendje dhe zemër s’di cila nga ato ze vendin e parë. E gjithë bota rrotullohet rreth të shenjtës dashuri. Ky vit ishte viti i dashurisë sime të tejskajshme dhe shkatërrimtare në të njejtën kohë. S’mbaj mend kur nisi e kur përfundoi. 5 muaj si 5 vite. Gjithë këto 19 vjet të jetës sime paskan qenë boshe dhe pikat mbi “i” kanë qenë këto 5 muaj. Dashuri e fortë, dehêse, marramendëse, e çmendur, aventuriere e moskokçarëse. Në të… Read More

LETRA NO. 8 – THANKMAS

I dashur Santa… Kam qenë përherë një nga ato që, kur afrohej fundi i Nëntorit, filloja e këndoja këngët e Krishtlindjeve, prisja qytetin të zbukurohej me drita plot, dhe prisja që periudha më e mirê e vitit të vinte. Nuk ka patur ndonjëherë lidhje me besimin fetar, a dogma të vjetra, por veçse me faktin se, kam besuar përherë se kjo është definitivisht periudha më e mirë, që na bën njejrëz më të mirë, e ku mundemi ta strukim zemrën më pak e të japim dashuri më fort. Po ky… Read More

LETRA NO. 7 – THANKMAS

Drejtuar Babagjyshit… Kur shënoi ora 00:00 e datës 31, në zhurmën dhe dritën e fishekzjarreve u luta nën zë që në 2017 të më sillje dikë që të më kuptonte dhe të më qëndronte pranë, edhe pse ta kisha shkruar në letër dëshirën time doja të sigurohesha. Mendova se duke pasur dikë do ndihesha e sigurt nga rrëmuja që shkaktohet pothuajse cdo ditë në shtëpinë time. Edhe pse kjo situatë vazhdon përsëri, edhe pse u zhgënjeva dhe pash fytyrën e vertetë të disa personave, 2017 do mbetet padyshim viti më… Read More

LETRA NO.6 – THANKMAS.

2017! Ke qenë dhe vazhdon të jesh viti më i shëmtuar që kemi kaluar. Babagjyshit do t’i kërkoja vetëm paqe në familjen time e cila po më ngjan sikur po shkatrrohet, një njeri i pafajshëm po vuan. Sa i padrejtë është Zoti ndonjëherë! Këto ditë festash më kujtohet që për festat e Vitit të ri vinim shëtitje në një liqen dhe ishim të lumtur. Madje, atje më kujtohet së bënim edhe video ku vetëm qeshnim. Sa më mungon ajo periudhë… Më duket sikur, sapo hyri 2017 çdo gjë u shkatërrua,… Read More

LETRA NO.5 – THANKMAS.

Letra ime për babagjyshin… Kur flasim për festat, jemi mësuar që të flasim për gjëra të bukura, për arritje, e për dëshira, për ditë më të bukura. Ama ky fundvit më solli në mendje trishtim. Jo përherë na jepet mundësia të jemi të lumtur, dhe unë e di mirë. Kam patur një jetë të vështirë, e jam ndër njerëzit e rrallë që mund të kenë patur një histori si kjo e imja. Unë kam kaluar një jetë të vështirë, e sa herë filloj mendoj lidhur me këtë histori më vjen… Read More

LETRA NO.4 – THANKMAS.

Festat janë një magji e bukur që zgjojnë brenda nesh fëmijën ëngjëllor, i cili kemi qenë. Festat janë një oaz paqe dhe dashurie, një rigjetje shprese dhe një rilindje njerëzore pas gjithë disfatave të lodhshme të përjetuara përgjatë një viti të tërë. Edhe unë i dua shumë festat dhe i gëzohem zbukurimeve vezulluese dhe shkëlqimit të dritave sikur të isha ende fëmijë, por kur përhumbem në botën time kuptoj se në thelb festat më trishtojne! Unë lëndohem shumë teksa mendoj se ne as gjatë festave nuk harrojmë të shfaqim vanitetin e… Read More

LETRA NO.3 – THANKMAS.

Në këtë qoshe të ngrohtë, të zakontë ose jo, ku miq ndajnë ndjesitë e shpirtit më të njohur e të panjohur, doja të merrja dhe unë guximin të shkruaja për Thanxmas. Në këtë periudhë festash, kur shpirti bëhet më i butë, më i brishtë e më i ëmbël, dua t’i shkruaj sërish Babagjyshit, atij plakut që i kam shkruar dikur kur isha fëmijë. Sot, 22 vjeç, jam e bindur që besoj më shumë në Babagjysh seç bëja kur isha 5 vjeç. Besoj me forcën e qenies time, në atë dëshirën… Read More

LETRA NO.2 – THANKMAS.

Jam dashuruar dhe e kam urryer gjithashtu 2017-ën në 365 ditët e saj. Por me plot gojën mund të them se ke qenë viti më i bukur i gjithë jetës time por ke qenë dhe viti i cili kaloi më shpejt nga të gjithë, kjo mbase për shkak të shumë momenteve të bukura që kam përjetuar dhe që gjithmonë na duken si momentet që ikin më shpejt. Ishe viti i ndryshimit rrënjësor të jetës sime, ku dhe këtë vit kalova faza e etapa të ndryshme qoftë në ndryshimin fizik, moral… Read More

Letra No.1 – Thankmas.

Drejtuar Babagjyshit! Kur isha e vogël, çdo fundvit bashkë me motrën shkruanim një letër me gjërat që donim të blinim për vitin që po vinte. E fusnim në zarf dhe e hapnin në fund të vitit për të parë nëse na ishin plotësuar dëshirat apo jo. Më ka marrë malli për këtë “traditë” të bukur e të sinqertë. Dhe mesa duket Kris, falë THANKMAS arriti të depërtonte në kujtimet e mia duke më bërë nostalgjike dhe duke ma kujtuar sikur të ishte dje. Babagjysh, nuk dua të të kërkoj asgjë… Read More