Posts in Nji copë prej vetes.

Me humbë dashninë e duhur.

«Po mirë, shpresoj që kjo të të bëjë të lumtur!» «Nuk më bën të lumtur jo. Nuk jam i lumtur. Vetëm më i qetë.» Po hajde shpjegoja ti mënyrës se si unë të dua ty, se lumturia dhe qetësia nuk janë derivat i njejtë i asaj që unë dhe ti supozohej të ishim. Hajde shpjegoja ti, tani në mes të natës, vetes time që s’do të më dëgjojë, se për mua lumturia edhe qetësia fshiheshin pas syve e brenda përqafimit tënd. Hajde shpjegoja ti mungesës time mallin që është bërë… Read More

Unë gjysma e vetes sime.

Kur vjen puna në krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme brenda një raporti dashuror, është përherë e vështirë! Sepse për të qenë të sinqertë, të qenit miq dhe të bërit thjesht ca udhëtime e të dalurit në qytet, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Unë personalisht, kam ëndërruar gjithmonë që personi që do kem në krah, të jetë pikë së pari, miku im i zemrës, e pastaj njeriu i shpirtit. Dikush me të cilin mund të flas pa frikë, pa droje e pa komplekse, çdo gjë…vërtet ÇDO GJË! Dikush të… Read More

Unë ty të kam njohur me sytë e dashurisë.

Unë ty të kam njohur përherë me sytë e dashurisë. Ka një arsye pse është kaq e veshtirë ta nxjerrësh prej zemre, kë vetem pak kohë më parë e quaje “zemër”. Ka një, a njëqind arsye pse dhimbja është më e vogël se sa dashuria, e asnjëherë mjaftueshëm për të nxjerrë prej dashurisë tënde, kë ishte dashuri. E ka ndoshta jo një, as dy e as dyqind a një milion arsye pse unë nuk të nxjerr dot jashtë nga shpirti im. Por netëve para se dhimbjen time ta marrë gjumi,… Read More

Kujtimet e mia mbajnë emrin tënd.

Unë dua t’i rris kujtimet e mia bashkë me ty! Dua të krijojmë gjëra, momente nga ato ku jemi vetëm të lumtur, dhe çdo gjë që shkon përtej gjërave që na e bëjnë zemrën të meket së qeshuri prej lumturie, të qëndojë larg e jashtë nesh! Dua pastaj, edhe të shohim diellin si lind, dhe po, e kam fjalën për zgjimet në orën pesë, apo edhe netët që kalohen pa gjumë, po poshtë yjeve dhe ne bëjmë dashuri me shpirtrat bashkë, edhe flasim pastaj për të gjitha: për qiellin, për… Read More

Përtej magjisë së një feste.

Unë kam qenë lloji i njeriut që i dashuronte Krishtlindjet dhe filloja duke menduar për festat, që në fund të Shtatorit. Më emocionin dritat, ngjyrat, dhuratat dhe njerëzit që bëheshin më të mirë e më të ndjeshëm. Me kohën pastaj, Krishtlindjet nuk ishin më vetëm një festë dhe mundësia për të marrë më shumë dhurata, por ishin një ndjenjë, njerëz të bashkuar, dora mbi dorë dhe shumë dashuri. Mendoj se kjo është ajo që njerëzit harrojnë kur bëhet fjalë për raportet që jetohen çdo ditë, e jo vetëm në Krishtlindje:… Read More

E ardhmja nis duke protestuar.

«Ça po ndodh në rrugët e një Shqipërie të vogël?» «Po ndodh që studentëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, dhe po dalin të protestojnë!» U mendova pak para se të shkruaja diçka rreth gjithë kësaj çfarë po ndodh në shumë qytete të Shqipërisë. Rrugët e bllokuara dhe një rini e bashkuar duke ulëritur të drejtat e tyre, flet shumë më shumë nga çdo shkrim në blog, nga çdo artikull, nga çdo opinion. Megjithatë, si një studente e sapo diplomuar pak muaj më parë, ndjeva se nuk mund… Read More

Nji vit me nji lule diellit.

Për kë më njeh, e di mirë se sa shumë i dashuroj unë ditëlindjet e përvjetoret në përgjithësi. Se sa shumë emocionohem, si nji fëmijë kur afron data e lindjes së dikujt që e kam fort përzemër, e në këtë rast, të nji diçkaje, nji bote ku kam futur gjithë ndjenjat dhe dashurinë time brenda. Do kisha dashur që këtë shkrim ta kisha postuar dje, megjithatë, përtej dashursë time për ditëlindjet, koha dhe jeta ecin dhe një mijë impenjimet (dhe mosorganizimi im duhet ta pranoj hahah) bënë që të mund… Read More

Si e sheh veten në pasqyrë?

Kam dashur të shkruaj për këtë ca kohë më parë, po ndonjëherë mendimet që ndalen nga koha, nga ngjarjet që ndodhin, njerëzit që ikin a futen në jetën tonë, janë gjëja më e duhur për të ndalur e për të marrë frymë. Është atipike e imja të shkruaj për gjëra që nuk flasin për dashurinë, por unë di se atje jashtë, ka njerëz që ia thonë vetes para pasqyrës, të njejtat fjalë poashtu si unë. Kur ka periudha që ndryshohen, stil jetese që ndryshohet dhe pritshmëritë mbeten vetëm pritshmëri, ajo… Read More

E shpirtin tim, e merr malli.

Ka raste plot kur nata bie dhe ne nuk ndajmë të njejtin shtrat apo të grindemi se kush do mbajë jastëkun më të mirë, ndjej se një copë nga zemra ime, mungon. Më ndodh që pas diteve ku fle dhe zgjohem pranë frymëmarrjes tënde të rregullt dhe syve që puliten si nji fmi, unë s’mundem të fle nëse nuk kam dorën tënde që puth timen e gishtat e tu që kryqëzojnë të mitë për të më thënë se je aty e unë s’duhet më t’i trembem errësirës. Po mua tani… Read More

Te dëti.

Unë shkruaj shpesh për dashurinë, për gjërat që më bëjnë të lumtur, e më së shumti gjërat që më bëjne të lumtur i gjej pranë detit. TE DËTI! Ama asnjeherë nuk kam shkruar për të apo së paku të ndaj me të tjerët këtë dashurinë time kaq të madhe për hapësirat blu, e të shpjegoj se si është e mundur të duash kaq shumë diçka cila njëkohësisht të mpin gjakun prej tmerri. Po unë e kam frikë detin. Kam frikë të lahem vetëm, të notoj vetëm, të hidhem në det… Read More