Posts in Mbi letërsinë dhe për letërsinë.

Filmat apo librat?

Mirë, kur vjen puna për të zgjedhur midis këtyre të dyjave, është gjithmonë pak e vështirë. Sot kisha ditën time të pushimit, dhe ashtu pa plan, vendosa të shkoja në kinema për të parë një film që ka dalë së fundmi: “Mary Popins : the return” dhe ndërsa po bëhesha gati për në kinema i thash vetes: “Ok librin që ke nisur, do e lexosh në mbrëmje kur të kthehesh.” Kështu pa e kuptuar isha midis një zgjedhjeje : Librat apo Filmat?! Kur bëhet fjalë për të tilla zgjedhje, është… Read More

Frymëzohem apo i kopjoj librat që lexoj?!

Përshëndetje! (: Postimi i artikujve ka patur mungesa, dhe kjo përtej angazhimeve të mia, mbi të gjitha sepse kur bëhet fjalë për artikujt, unë mendohem mirë dhe gjatë mbi temat që duhet të përzgjedh, dhe mbi të gjitha për strukturimin. Dhe kjo derivon më së shumti nga fakti se, dua që gjithë seria e “Mbi letërsinë dhe për letërsinë”, përveçse inspiruese, të jetë interesante dhe e dobishme. Sot do të flasim për një temë që mua më pëlqen tepër dhe jo rrallë herë më ka bërë të debatoj me njerëz… Read More

Bestseller apo klasikët e letërsisë?

Përshëndetje! Në artikullin e sotëm do të flasim për diçka mjaft ineresante, për zgjedhje që kur na takon t’i bëjmë, vihemi në mëdyshje. Mendojeni pak. Nëse do t’ju vinin përpara tavolinës tuaj të leximit, apo divanit, dua të them, vendit ku ju zakonisht lexoni, dy libra, një bestseller dhe një klasik të letërsisë, kë do zgjidhnit? Shumë do përgjigjeshin: “Po patjetër klasikët e letërsisë.”, megjithatë do gënjenin veten. E vërteta është se shumë, po shumë nga ata të cilëve do t’u bëhej kjo pyetje, do votonin për bestsellerat, mundësisht për… Read More

Unë zgjedh të dua më shumë veten!

Përshëndetje! (: Artikulli i sotëm është një nga të preferuarit e mi, dhe kjo sepse lidhjet me një përjetim personal timin, dhe ato çfarë do lexoni më poshtë, janë gjëra që i mendoj plotësisht! E kam shkuar këtë ca kohë më parë, por ishte pikërisht aty kur ia mora vetes frenat në dorë, për të shkëputur lidhjet me ndjenja që vetëm dëm më bënin, dhe vendosa të kërkoja më të mirën për veten time. DHE E GJETA! Si? Lexoni artikullin në vijim. Si mund të të bëjë leximi i një… Read More

Dhuratat e duhura përtej librave.

Përshëndetje! (: Shumë prej jush më kërkuan që postimi i rradhës të ishte pak më ndryshe se zakonisht, dhe i tillë do të jetë. Sigurisht nuk do ndahemi nga librat, por m’u duk ide e mirë që sot të shkonim edhe përtej tyre. Në fund të fundit, Nji lule diellit, si e tillë është perceptuar, nji qoshe letrare pa korniza! Nga fotot do mendoni mesiguri se kemi të bëjmë me një postim që duhej të ish bërë diku nga Dhjetori, apo në prag të festave, por kjo, nuk është krejtesisht… Read More

A na bëjnë librat njerëz më të mirë?

Përshëndetje! (: Si fillim dua t’i uroj cilitdo lexues të blogut, një vit më të mirë, më të mbarë dhe më produktiv se ai qe lam pas. Nuk e di për ju, po unë në periudhën e festave, jam gjithmonë kaq e zënë duke blerë dhurata, duke spenzuar kohë me miqtë, po dhe duke punuar sa fare pak më del koha të lexoj librat që dua. Por unë kam qenë përherë me idenë se koha është çështje justifikimesh, dhe të heqësh qoftë një orë nga rutina e zbatjeve të festave,… Read More

Librat : çelësa depërtimesh humane dhe ura lidhjesh që s’këputen.

Hey përshëndetje! Artikulli  rradhës lidhet me një nga ndikmet më të forta që çdo herë leximi i një libri le tek unë dhe nga seria e ndryshimeve thelbësore ose jo, që derivojnë nga leximi i një libri, vlerësova si më kryesoren, ndihma që japin librat përmes këtyre ndryshimeve, në të kuptuarit më mirë të njerëzve që na rrethojnë. A janë librat çelësa në depërtimin e njerëzve dhe ura për ndërtimin e lidhjeve më të forta me ta? Siç u përmed në artikullin e shkuar, Nji qoshe letrare pa korniza, marrja e eksperiencës… Read More

Nji qoshe letrare pa korniza.

Përshëndetje! (: Postimi i sotçëm është disi ndryshe nga ai që jeni mësuar të lexoni në blog. Po i lë pak mënjanë shkrimet e mia si derivate ndjenjash apo rebelimesh personale, dhe dua të ndalem tek letërsia dhe përjetimet letrare. Jo më kot, përshkrimi që qëndron përbri Nji lule diellit, është “Nji qoshe letrare pa korniza”. Dhe shumë nga ju kanë të drejtë të pyesin sigurisht, dhe vetëm tani i bie në te faktit se prezantimi i blogut qe pa një prezantim të mirëfilltë, po veç si nji shkëndijë që… Read More