Blogu

E shpirtin tim, e merr malli.

Ka raste plot kur nata bie dhe ne nuk ndajmë të njejtin shtrat apo të grindemi se kush do mbajë jastëkun më të mirë, ndjej se një copë nga zemra ime, mungon. Më ndodh që pas diteve ku flej dhe zgjohem pranë frymëmarrjes tënde të rregullt dhe syve që puliten si nji fmi, unë s’mundem të flej nëse nuk kam dorën tënde që puth timen e gishtat e tu që kryqëzojnë të mitë për të më thënë se je aty e unë s’duhet më t’i trembem errësirës. Po mua tani… Read More

Te dëti.

Unë shkruaj shpesh për dashurinë, për gjërat që më bëjnë të lumtur, e më së shumti gjërat që më bëjne të lumtur i gjej pranë detit. TE DËTI! Ama asnjeherë nuk kam shkruar për të apo së paku të ndaj me të tjerët këtë dashurinë time kaq të madhe për hapësirat blu, e të shpjegoj se si është e mundur të duash kaq shumë diçka cila njëkohësisht të mpin gjakun prej tmerri. Po unë e kam frikë detin. Kam frikë të lahem vetëm, të notoj vetëm, të hidhem në det… Read More

Çfarë të mbetet përtej dashurisë?!

«Nuk ecet me kujtime, por me ndjesi.», më ka thënë dikush para disa kohësh. Dhe mbase kishte të drejtë. Ndodh që njerëzit, ata të zemrës me të cilët ndan momentet, sektetet, përqafimet, telefonatat e madje dhe trupin, të lëndojnë, e as dashuria e as kujtimet s’mjaftojnë më. Për dreq, sa më shumë rritemi, aq më pak mësojmë, apo na mësojnë ta vendosim dashurinë në vend të parë. Se në fund për çfarë të vlen dashuria?! Për çfarë të vlen në një botë materialiste prej instagrami e momentesh që duken e… Read More

Për superherojntë.

Superherojntë e kanë një emër, dhe unë do vendosja ta quaja “ba”. «O ba dua këtë lodrën.» ; «Ba, mami më tha jo, a mundem?!» ; «Ba eja të të puth pak.» Ti ke qene dashuria ime e parë e përqafimeve dhe shpirtit tënd që ma dhuroje mua kur qaja e llastohesha. E me vitet që kalojnë, ne s’e kuptojmë, unë s’e kuptoja se si telefonat na largojnë prezencat, e unë s’të përqafoj me njësoj. Unë tani mundem babush, e tani edhe lodrat, veshjet e çdo gjë i blej vetë,… Read More

Si mimozat në Shkurt.

Cila stinë t’pëlqen ma fort? Ajo, e mimozave në Shkurt. Si the? mimozave? …në Shkurt?! a s’asht’ stinë pa sens? Po ashtu! Ashtu dhe unë i kam pëlqy stinët pa sens. Ato me mimoza n’Shkurt ato që çelin paprit’ e vijn’ pa pyt’ e m’marrin shpirtin tim që, ka etje për ardhje, …tanden ma shumë. Si mimozat në Shkurt që, vijn’ kur zemra pret me ik ngricat, e me ia shiju Diellit edhe dy rreze ma fort. Si mimozat në Shkurt që, vijn’ paprit’ e t’rrokun, tana pjesët e thame… Read More

Mbi herojntë dhe varret.

Përshëndetje miq të Nji lule diellit. (: Në rubrikën “Çfarë më sugjeron të lexoj”, sot do të flas e më së shumti dua t’ju sugjeroj, një libër që unë zgjedh ta cilësoj si të jashtëzakonshëm. Kush më ka ndjekur në instagramin tim gjatë periudhës së sezonit të provimeve, duhet ta ketë hasur shpesh librin që do të prezantoj tek ju, e mesiguri ka vënë re sa herë ankohesha. Dhe po, dua të jem e sinqertë me ju: në fillim e kam urryer, dhe kjo mbase nga fakti se koha për… Read More

Perëndim pa klishe.

Do doja ta kisha nji perëndim krejt timin e që t’mund ta ndaja vetëm me ty. Po ti e di sa unë e dashuroj detin n’perëndim, apo pastaj kur dritë s’ka, veç yjeve nëse vendosin me dal, apo veç teje që m’sheh me sy t’buzëqeshun, që për dreq a për bekim, s’e di, t’i dashuroj: si ty krejt a si çdo gja tjetër t’qenies tande, madje madje edhe do qeliza t’vdekuna që ti as që i llogarit. Do doja t’kisha nji copë perëndim, vërtet, veç nji copë t’vogël sa për… Read More

Po ty, kush ta prek shpirtin?!

Ma ke prekur shpirtin, më shumë se sa m’i ke prekur buzët apo lëkuren kur trupi im bëhej yti, e unë ndjehesha më e lumtura. Unë ta kam thënë fare pak, shumë më pak se sa heret ku ankohesha se ti nuk më thoje i pari “mirëmëngjes”, por ti më bën më të lumturën në botë. Nëse do zgjedhim t’i kalojmë bashkë të gjitha ditët që na presin, duhet të bëhesh gati për të gjitha ankesat që do të t’i them, e për minutat që vijnë pastaj ku unë ulem,… Read More

Përtej dashurisë prej metaforash.

Unë të kam dashur përtej metaforave ku dashuria futej si klishe për të krijuar këngë a poezi librash që zinin raftet e jo zemrën. Po ti, sa ma ke lexuar shpirtin? Sa herë kam dashur, të isha ndryshe nga një abetare që e lexon fare lehtë, mësohesh dhe ia kthen faqet e regjura prej durimi. Sa herë kam dashur të shkoja përtej Abc-së së lexueshme edhe prej nji fmije e të bëhesha mbase…fizikë kuantike: e pa lexueshme, me një mijë e një interpretime. Por ti e urren fizikën e unë,… Read More

Krenaria e një femre.

Përshëndetje miq të Nji lule diellit. (: Në rubrikën “Cfarë më sugjeron të lexoj”, sot do të flas e më së shumti dua t’ju sugjeroj, një libër që për mua ka qenë sa fantastik poaq tronditës. Besoj se nga fotot do e keni kuptuar se bëhet fjalë për librin “Leximtari” të autorit Bernard Shlink. Disa prej jush mund ta njohn duke qenë se libri është kthyer edhe në film, megjithatë, leximi e përhumja në çdo rresht, a kalon çdo relaizimi kinematografik. Leximtari është një libër i mrekullueshëm, që të mban… Read More