Date Archives December 2018

Kujtimet e mia mbajnë emrin tënd.

Unë dua t’i rris kujtimet e mia bashkë me ty! Dua të krijojmë gjëra, momente nga ato ku jemi vetëm të lumtur, dhe çdo gjë që shkon përtej gjërave që na e bëjnë zemrën të meket së qeshuri prej lumturie, të qëndojë larg e jashtë nesh! Dua pastaj, edhe të shohim diellin si lind, dhe po, e kam fjalën për zgjimet në orën pesë, apo edhe netët që kalohen pa gjumë, po poshtë yjeve dhe ne bëjmë dashuri me shpirtrat bashkë, edhe flasim pastaj për të gjitha: për qiellin, për… Read More

Përtej magjisë së një feste.

Unë kam qenë lloji i njeriut që i dashuronte Krishtlindjet dhe filloja duke menduar për festat, që në fund të Shtatorit. Më emocionin dritat, ngjyrat, dhuratat dhe njerëzit që bëheshin më të mirë e më të ndjeshëm. Me kohën pastaj, Krishtlindjet nuk ishin më vetëm një festë dhe mundësia për të marrë më shumë dhurata, por ishin një ndjenjë, njerëz të bashkuar, dora mbi dorë dhe shumë dashuri. Mendoj se kjo është ajo që njerëzit harrojnë kur bëhet fjalë për raportet që jetohen çdo ditë, e jo vetëm në Krishtlindje:… Read More

E ardhmja nis duke protestuar.

«Ça po ndodh në rrugët e një Shqipërie të vogël?» «Po ndodh që studentëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, dhe po dalin të protestojnë!» U mendova pak para se të shkruaja diçka rreth gjithë kësaj çfarë po ndodh në shumë qytete të Shqipërisë. Rrugët e bllokuara dhe një rini e bashkuar duke ulëritur të drejtat e tyre, flet shumë më shumë nga çdo shkrim në blog, nga çdo artikull, nga çdo opinion. Megjithatë, si një studente e sapo diplomuar pak muaj më parë, ndjeva se nuk mund… Read More

LETRA NO. 1 – THANKMAS 2018

I shtrenjti im, i ftohti ka filluar të futet brenda qelizave të çdo njeriu. Po të shkruaj ty një letër pasi gërmat janë më të vlera se sa fjalët që mund të thuhen…ikin e harrohen. I shtrenjti im, dritat kanë kapluar të gjithë vendin kanë filluar të ndizen nga çdo njeri sikur të jenë shpresa e tyre e vetme që t’u japi shkëndijën e parë të lumturisë. Po ndezin të gjithë dritat sikur të mos mjaftojnë dhimbjet që kanë të gjithë në zemër, prap guxojnë e guxojnë t’i japin vetes… Read More

Let the THANKMAS begin. ✨ | 2018 edition. 🎄✨❤️

Hey hey! 💗✨ Jemi zyrtarisht në Dhjetor, që do të thotë se jemi zyrtarisht në THANKMAS! 🤩🌲❄️ Kur bëhet fjalë për Krishtlindjet dhe festat e fundvitit bashkë me dritat në qytet, ndizet edhe llambushka ime inteligjente për t’u bërë njeri pak më i mirë. 🤓🙈 Sikurse edhe vjet, edhe këtë Dhjetor do e risjellim Thankmas-in në blog: «To THANK for ChristMAS!» ❤️ Për ata që janë të rinj, THANKMAS është një seri postimesh pērgjatë muajit Dhjetor në blog. Secili nga ju mund të dërgojë letrën e tij të falenderimeve, dëshirave,… Read More