Date Archives May 2018

Si mimozat në Shkurt.

Cila stinë t’pëlqen ma fort? Ajo, e mimozave në Shkurt. Si the? mimozave? …në Shkurt?! a s’asht’ stinë pa sens? Po ashtu! Ashtu dhe unë i kam pëlqy stinët pa sens. Ato me mimoza n’Shkurt ato që çelin paprit’ e vijn’ pa pyt’ e m’marrin shpirtin tim që, ka etje për ardhje, …tanden ma shumë. Si mimozat në Shkurt që, vijn’ kur zemra pret me ik ngricat, e me ia shiju Diellit edhe dy rreze ma fort. Si mimozat në Shkurt që, vijn’ paprit’ e t’rrokun, tana pjesët e thame… Read More

Mbi herojntë dhe varret.

Përshëndetje miq të Nji lule diellit. (: Në rubrikën “Çfarë më sugjeron të lexoj”, sot do të flas e më së shumti dua t’ju sugjeroj, një libër që unë zgjedh ta cilësoj si të jashtëzakonshëm. Kush më ka ndjekur në instagramin tim gjatë periudhës së sezonit të provimeve, duhet ta ketë hasur shpesh librin që do të prezantoj tek ju, e mesiguri ka vënë re sa herë ankohesha. Dhe po, dua të jem e sinqertë me ju: në fillim e kam urryer, dhe kjo mbase nga fakti se koha për… Read More

Perëndim pa klishe.

Do doja ta kisha nji perëndim krejt timin e që t’mund ta ndaja vetëm me ty. Po ti e di sa unë e dashuroj detin n’perëndim, apo pastaj kur dritë s’ka, veç yjeve nëse vendosin me dal, apo veç teje që m’sheh me sy t’buzëqeshun, që për dreq a për bekim, s’e di, t’i dashuroj: si ty krejt a si çdo gja tjetër t’qenies tande, madje madje edhe do qeliza t’vdekuna që ti as që i llogarit. Do doja t’kisha nji copë perëndim, vërtet, veç nji copë t’vogël sa për… Read More

Po ty, kush ta prek shpirtin?!

Ma ke prekur shpirtin, më shumë se sa m’i ke prekur buzët apo lëkuren kur trupi im bëhej yti, e unë ndjehesha më e lumtura. Unë ta kam thënë fare pak, shumë më pak se sa heret ku ankohesha se ti nuk më thoje i pari “mirëmëngjes”, por ti më bën më të lumturën në botë. Nëse do zgjedhim t’i kalojmë bashkë të gjitha ditët që na presin, duhet të bëhesh gati për të gjitha ankesat që do të t’i them, e për minutat që vijnë pastaj ku unë ulem,… Read More