Date Archives April 2018

Përtej dashurisë prej metaforash.

Unë të kam dashur përtej metaforave ku dashuria futej si klishe për të krijuar këngë a poezi librash që zinin raftet e jo zemrën. Po ti, sa ma ke lexuar shpirtin? Sa herë kam dashur, të isha ndryshe nga një abetare që e lexon fare lehtë, mësohesh dhe ia kthen faqet e regjura prej durimi. Sa herë kam dashur të shkoja përtej Abc-së së lexueshme edhe prej nji fmije e të bëhesha mbase…fizikë kuantike: e pa lexueshme, me një mijë e një interpretime. Por ti e urren fizikën e unë,… Read More

Krenaria e një femre.

Përshëndetje miq të Nji lule diellit. (: Në rubrikën “Cfarë më sugjeron të lexoj”, sot do të flas e më së shumti dua t’ju sugjeroj, një libër që për mua ka qenë sa fantastik poaq tronditës. Besoj se nga fotot do e keni kuptuar se bëhet fjalë për librin “Leximtari” të autorit Bernard Shlink. Disa prej jush mund ta njohn duke qenë se libri është kthyer edhe në film, megjithatë, leximi e përhumja në çdo rresht, a kalon çdo relaizimi kinematografik. Leximtari është një libër i mrekullueshëm, që të mban… Read More

Kangë e syve të tu.

Ka përherë këngë që flasin për sytë e tu, edhe pse ata që i kanë shkruar nuk të njohin, dhe sigurisht në këngët e tyre as nuk përshkruajnë dy sy qielli që i japin buzëqeshje botës sa herë qeshen. Po ka këngë që kanë fjalë, që kanë tinguj që më japin të njejtat ndjesi që më dhuronin sytë e tu sa herë shiheshim, sa herë takoheshim pas periudhave të gjata kur unë të prisja dhe pastaj të gjeja, diku nga ana tjetër e rrugës dhe ti më buzëqeshje, e bashkë… Read More

Ç’ka me i ndryshu lumturisë?!

Në përqafimet që jep ti, në ato që zgjasin aq sa një pulitje sysh, nuk do doja të ndryshoja asgjë. Nga përqafimet e tua që janë prekje krahësh kaq të sigurtë nga ato që zgjasin sa një ëndërr mëngjesi, e që kur largohen lejnë pas shijen e hidhur e të mos paturit mjaftueshëm; nga ato që zgjasin pak, po dhurojnë botën brenda dy krahëve dhe një frymëmarrjeje që mezi dëgjohet, nuk do hiqja asnjëherë, asgjë, as edhe një grimë. Ti dhe perqafimet që jep, je mes gjithë rutinës, momenteve boshe,… Read More

Të duash të ndryshmin.

Ne lindim të ndryshëm, dhe nuk ka asgjë të çuditshme në këtë, asgjë të keqe, asgjë anormale. Kur fati a prinderit tanë vendosin se duhet të jemi pasardhësi i një apo më shumë fëmijëve që janë ngjizur e ardhur në jetë përpara nesh, është krejt normale që të mos jemi prodhim seri, por t’i ngjajmë njërit prej prindërve, ku më pak e ku më shumë, e në fund të jemi prodhimi i mirë i vetes. Po Beni, ç‘prodhim pa seri ishte?! Përshëndetje! Mirë se vini në kapitullin e parë të… Read More