Date Archives March 2018

Nisje pa fluturim.

Po sa zemra lihen nëpër aeroporte? Nëpër përqafime të minutës së fundit para se kontrollori i pasaportave ta humbasë durimin dhe të na shohë vënger se po duam të përqafojme shpirtrat për aq sa të jetë e mundur, edhe nji gjysëm sekondi ma shumë; se po tregojmë veten tonë të dobët para të tjerëve, se po tregohemi vulnerabël e s’na plas. Kështu jam ndjerë përherë unë me ty. Si zemër në arratisje, si ato që lihen nëpër aeroporte, vetëmse përqafimet që doja të të jepja, për të ta futur zemrën… Read More

Frymëzohem apo i kopjoj librat që lexoj?!

Përshëndetje! (: Postimi i artikujve ka patur mungesa, dhe kjo përtej angazhimeve të mia, mbi të gjitha sepse kur bëhet fjalë për artikujt, unë mendohem mirë dhe gjatë mbi temat që duhet të përzgjedh, dhe mbi të gjitha për strukturimin. Dhe kjo derivon më së shumti nga fakti se, dua që gjithë seria e “Mbi letërsinë dhe për letërsinë”, përveçse inspiruese, të jetë interesante dhe e dobishme. Sot do të flasim për një temë që mua më pëlqen tepër dhe jo rrallë herë më ka bërë të debatoj me njerëz… Read More

Unë kam frikë të të dua vetëm ty.

Prej kaq shumë kohësh manifestoj dashurinë, atë që më së shumti të përket ty, dhe pastaj ndodh që harroj veten. Dhe kjo nuk është akuzë. Unë nuk dua të të quaj ty fajtor vetëm sepse unë nuk di të dua veten. Të kam thënë sa e sa herë se sa bukur është të jetosh më ty, të zgjohesh në të njejtin qiell me ty, pranë përqafimit tënd prej jete dhe lumturie, e se si unë pastaj ndjehem e bekuar. Të kam thënë se si jam kaq e lumtur, dhe më… Read More

Ndoqa ëndrrat me nji lule dielli.

Sa e vështirë është të ndjekësh ëndrrat në një shoqëri që të stimulon të ndjekësh paranë, atë që duhet dhe kur ajo nuk është e duhura? Përshëndetje lexues të Nji lule diellit. Për ata që nuk më njohin, unë jam Kristiana, nji klishe prej andrrash t’pabotume, e t’mbylluna n’sirtare prej 23 vitesh jete, thënë ndryshe vajza që qëndron pas blogut. Po përtej prezantimeve klishe, më lejoni t’ju tregoj se çfarë është Nji lule diellit? Nji lule diellit, është blogu im, që pas disa tentativash vendosa më në fund ta rihapja,… Read More

Jo vetëm për 8 Mars!

Po shikoja sot foto nëpër rrjete sociale, fytyra femash të lumtura, me lule, me fustane, e mbi të gjitha me sytë e qeshur. Pastaj po lexoja postime, shkrime urime, edhe mendoj se është diçka kaq e bukur të urosh kë të qëndron në vendin më special të zemrës. Lexoja pastaj edhe urime nga meshkuj: për nënat, për motrat, për të dashurat, për partneret e tyre. Dhe kjo ishte bukur dyfish. Pastaj pak më tutje më zuri syri edhe video të mikeve të mia, te mbledhura me nënat dhe motrat e… Read More

Me ia gjetë pse-në nji dashnie.

Ndonjëherë pyes veten se, çfarë e mban shpirtin tim me tëndin lidhur, edhe pas gjithë kësaj kohe?! Nuk janë më sytë prej mjalti. Ikën kohët e fillimit kur më së shumti t’i dashuroja ato. Dëgjova një këngë sot, që thonte “…të dashuroj për të gjitha herët që grindemi.” Dhe për mua nuk është kështu. Unë të urrej në të gjitha herët që grindemi, apo së paku mundohem të të çoj në vrimë të djallit, po vetëm sa të dua më shumë pastaj. Unë vërtet ndonjëherë nuk e di përse të… Read More