Date Archives January 2018

Unë zgjedh të dua më shumë veten!

Përshëndetje! (: Artikulli i sotëm është një nga të preferuarit e mi, dhe kjo sepse lidhjet me një përjetim personal timin, dhe ato çfarë do lexoni më poshtë, janë gjëra që i mendoj plotësisht! E kam shkuar këtë ca kohë më parë, por ishte pikërisht aty kur ia mora vetes frenat në dorë, për të shkëputur lidhjet me ndjenja që vetëm dëm më bënin, dhe vendosa të kërkoja më të mirën për veten time. DHE E GJETA! Si? Lexoni artikullin në vijim. Si mund të të bëjë leximi i një… Read More

Me kthy kokën e m’u buzëqesh.

Më kujtohet, kur të pashë për herë të parë, ndjeva ndroje, atë që ndjen çdo vajzë kur nji mashkull e ka ba m’u ndi e pabukur, e pastaj gjendet para nji buzëqeshje që ta kput trishtimin krejt, e t’jep morrica n’trup. Ndjeva se, nuk doja me t’pas asnjë sekond afër vetes se pastaj mbase do ndjehesha vulnerabël dhe më pat’ ardh’ në majë të hundës të qenit e pamjaftueshme. Ishte nji kohë pranvere ku, kisha vendos’ me ia lan pas vetes dimrat e me shiju veç veten e ma t’mirën… Read More

Fill ikjesh që s’këputet.

Nuk e kam ditur ndonjëherë si është të duash dikë e pastaj të shohësh se si çdo gjë merr fund e ikën si një fill, që ti do ta kapësh e ta shtrëngosh pranë zemrës, po të rrëshket mes gishtave, e mes gjithë gjërave që nuk ditëm t’i mbanim e i lamë të iknin si fill me mërzinë, nervat dhe kthimet e shpinës në vend të përqafimeve. Kam besuar përherë tek mundësitë e fundit, tek fillat gjysmak që kapen e bëhen nji; tek mundësitë e fundit që bëhen mrekulli, tek… Read More

Sa kushton t’ia japësh shpirtin djallit?

Nuk e di nëse njerëzit e kuptojnë kur të lëndojnë! Kur të lëndojnë aq, sa nuk pi më ujë as dashuria. Dhe nuk mendoj se ka lëndime që bëhen pa dashje apo me dashje. Kur vjen puna tek raportet me njerëzit e zemrës, e ti e di mirë ç’u bën mirë a keq vetes së tyre, ç’fjalë lëndojnë e cilat duhen thënë ca më drejtpërdrejtë, ne ia marrim vetes e gojës frenat në dorë. Dhe nuk ka “padashje”! Ka vetem “E di se kjo që po them do të të… Read More

Dhuratat e duhura përtej librave.

Përshëndetje! (: Shumë prej jush më kërkuan që postimi i rradhës të ishte pak më ndryshe se zakonisht, dhe i tillë do të jetë. Sigurisht nuk do ndahemi nga librat, por m’u duk ide e mirë që sot të shkonim edhe përtej tyre. Në fund të fundit, Nji lule diellit, si e tillë është perceptuar, nji qoshe letrare pa korniza! Nga fotot do mendoni mesiguri se kemi të bëjmë me një postim që duhej të ish bërë diku nga Dhjetori, apo në prag të festave, por kjo, nuk është krejtesisht… Read More

A na bëjnë librat njerëz më të mirë?

Përshëndetje! (: Si fillim dua t’i uroj cilitdo lexues të blogut, një vit më të mirë, më të mbarë dhe më produktiv se ai qe lam pas. Nuk e di për ju, po unë në periudhën e festave, jam gjithmonë kaq e zënë duke blerë dhurata, duke spenzuar kohë me miqtë, po dhe duke punuar sa fare pak më del koha të lexoj librat që dua. Por unë kam qenë përherë me idenë se koha është çështje justifikimesh, dhe të heqësh qoftë një orë nga rutina e zbatjeve të festave,… Read More

Nga sot, nis nji kapitull i ri prej lumturie.

Nuk e di pse, me kohën që kalon përherë, unë mundem kaq pak të ndryshoj ndërsa rritem e mundohem të bëhem pak më tepër femër, ca më shumë grua, paksa më e bukur, dhe e kuptoj kur shoh veten para pasqyrës me buzët me të kuq, me këpucë që mbajnë ca më tepër takë, e unë pastaj, mbaj me vete ende shpirtin e një fëmije që nuk pranon të rritet, e mbetet ende tek letrat, tek falenderimet e gjërat që, para se të vijnë nga dyqanet, vijnë nga shpirti. Dhe… Read More