Date Archives December 2017

LETRA NO. 10 – THANKMAS

I dashur Santa. E di po të flet një 20 vjeçare që me vetëdije të plotë e di që ti nuk ekziston, këtë s’e kam besuar as kur isha fëmijë jo më sot, por prap vendos të shkruaj sepse brenda meje kam shpirt fëmije. Biles edhe tani që po të shkruaj po dëgjoj “Jingle Bells” . Ti ke qenë gjithmonë imazhi nëpër kartolina, ose ke qenë gjithmonë ai djali i mirëmbajtur ekonomtikisht i lagjes dikur që visheshe si babagjysh dhe i bente dhurata të gjithë fëmijëve të lagjes. Të flasësh… Read More

LETRA NO. 9 – THANKMAS

Drejtuar zemrës sime, kudo që ka degedisur! Kur ke kaq shumë gjëra në mendje dhe zemër s’di cila nga ato ze vendin e parë. E gjithë bota rrotullohet rreth të shenjtës dashuri. Ky vit ishte viti i dashurisë sime të tejskajshme dhe shkatërrimtare në të njejtën kohë. S’mbaj mend kur nisi e kur përfundoi. 5 muaj si 5 vite. Gjithë këto 19 vjet të jetës sime paskan qenë boshe dhe pikat mbi “i” kanë qenë këto 5 muaj. Dashuri e fortë, dehêse, marramendëse, e çmendur, aventuriere e moskokçarëse. Në të… Read More

Përse i dua kaq shumë Krishtlindjet? 

Pse i dua kaq shumë Krishtlindjet? Sepse Krishtlindjet janë magji. Janë shpirt i mbushur me besim, me atë që i mungon sot kësaj bote kaq të materializuar, me kaq shumë formë po pa përmbajtje. Unë nuk besoj se Krishtlindjet janë thjesht një festë fetare dhe aq. Janë festë shpirti që bashkon njerëz. Krishtlindjet janë besim, forcë se çfarë ti do, në vetëm një natë Vigjiljesh do bëhet realitet. Janë dritat e një qyteti që shkëlqejnë fort, dhe ato të një shpirti që shkëlqejnë edhe më fort. Janë përqafime, urime nga ato… Read More

LETRA NO. 8 – THANKMAS

I dashur Santa… Kam qenë përherë një nga ato që, kur afrohej fundi i Nëntorit, filloja e këndoja këngët e Krishtlindjeve, prisja qytetin të zbukurohej me drita plot, dhe prisja që periudha më e mirê e vitit të vinte. Nuk ka patur ndonjëherë lidhje me besimin fetar, a dogma të vjetra, por veçse me faktin se, kam besuar përherë se kjo është definitivisht periudha më e mirë, që na bën njejrëz më të mirë, e ku mundemi ta strukim zemrën më pak e të japim dashuri më fort. Po ky… Read More

LETRA NO. 7 – THANKMAS

Drejtuar Babagjyshit… Kur shënoi ora 00:00 e datës 31, në zhurmën dhe dritën e fishekzjarreve u luta nën zë që në 2017 të më sillje dikë që të më kuptonte dhe të më qëndronte pranë, edhe pse ta kisha shkruar në letër dëshirën time doja të sigurohesha. Mendova se duke pasur dikë do ndihesha e sigurt nga rrëmuja që shkaktohet pothuajse cdo ditë në shtëpinë time. Edhe pse kjo situatë vazhdon përsëri, edhe pse u zhgënjeva dhe pash fytyrën e vertetë të disa personave, 2017 do mbetet padyshim viti më… Read More

Fsheh shpirtin si kokë struci.

Ke dëgjuar ndonjëherë për historinë e strucit? Se si struci fsheh kokën diku gjetkë, duke menduar kështu se duke mos parë veten, mund t’i fshihet të tjerëve. Ndjehem po njesoj, po aq struc, që në vend të kokës, kërkon të fshehë zemrën diku, të fshehë veten nga vetja duke menduar se bota nuk do e vejë re, duke menduar se nëse e mban zemrën të mbuluar fare pak, aq sa per t’ia fshehur trishtimit dhe vetes, pjesa tjeter nuk do e shikojë dhe do i vërë shkelmin më pak. Po… Read More

LETRA NO.6 – THANKMAS.

2017! Ke qenë dhe vazhdon të jesh viti më i shëmtuar që kemi kaluar. Babagjyshit do t’i kërkoja vetëm paqe në familjen time e cila po më ngjan sikur po shkatrrohet, një njeri i pafajshëm po vuan. Sa i padrejtë është Zoti ndonjëherë! Këto ditë festash më kujtohet që për festat e Vitit të ri vinim shëtitje në një liqen dhe ishim të lumtur. Madje, atje më kujtohet së bënim edhe video ku vetëm qeshnim. Sa më mungon ajo periudhë… Më duket sikur, sapo hyri 2017 çdo gjë u shkatërrua,… Read More

LETRA NO.5 – THANKMAS.

Letra ime për babagjyshin… Kur flasim për festat, jemi mësuar që të flasim për gjëra të bukura, për arritje, e për dëshira, për ditë më të bukura. Ama ky fundvit më solli në mendje trishtim. Jo përherë na jepet mundësia të jemi të lumtur, dhe unë e di mirë. Kam patur një jetë të vështirë, e jam ndër njerëzit e rrallë që mund të kenë patur një histori si kjo e imja. Unë kam kaluar një jetë të vështirë, e sa herë filloj mendoj lidhur me këtë histori më vjen… Read More

Përtej heshtjeve që t’i kam folur.

Po sa e vështirë është t’i bësh ndjenjat të flasin me pafrika e padroje? Sa duhet për t’i hapur zemrën kujt e ke zemër brenda vetes, aq sa ndonjëherë të duket sikur të merret fyrma nga dashuria? Dhe sa të vështirë e kam unë të flas për sytë e tu prej toke që mbajnë detin brenda edhe më duket ndonjëherë se do fundosem po të qëndroj edhe dy sekonda më gjatë. Pastaj më vjen të qesh me veten, me ç’prallis. Unë e kam tashmë të fundosur shpirtin me ty, në… Read More

LETRA NO.4 – THANKMAS.

Festat janë një magji e bukur që zgjojnë brenda nesh fëmijën ëngjëllor, i cili kemi qenë. Festat janë një oaz paqe dhe dashurie, një rigjetje shprese dhe një rilindje njerëzore pas gjithë disfatave të lodhshme të përjetuara përgjatë një viti të tërë. Edhe unë i dua shumë festat dhe i gëzohem zbukurimeve vezulluese dhe shkëlqimit të dritave sikur të isha ende fëmijë, por kur përhumbem në botën time kuptoj se në thelb festat më trishtojne! Unë lëndohem shumë teksa mendoj se ne as gjatë festave nuk harrojmë të shfaqim vanitetin e… Read More