Date Archives November 2017

Jo vetëm për përvjetor!

Gëzuar, për vendin tim, e vendin tënd që bëhet yni, vetëm për përvjetor, vetëm në data lindjesh e kujtohemi ca më tepër pastaj, se jemi shqiptarë, se xhamadani me vija plot, thërret për Kosoven, për Shqipërinë, për me e dasht vendin siç harrojmë ta duam për 364 ditë të tjera, ku frymojmë mbi dhe e duam të ikim. Kur na agon Dielli mbi krye e ankohemi se “dhe kjo ditë na gjeti këtu” në vendin e pamundësive; në nji vend ku ka më shumë njerëz që nuk duan njëri-tjetrin e… Read More

Lëmsha fjalësh që s’ti kam thënë.

Po një ditë, do i gjej fjalet e duhura per të të thënë a shpjeguar llojin e dashurisë që më indukton ashtu, fare pa qëllim, fare pa dashur, vetëm buzëqeshja jote, vetëm ti, nē të qenit në jetën time! Një ditë, përtej të qenit tim një lëmsh i madh prej një veteje të pazgjidhur, do zgjohem e do të të shkruaj, apo mbase do të të marr në telefon nëse do kem ca më tepër guxim, e të të them se kam nevojë të të takoj. E ti mbase do… Read More

Lloji i preferuar i lumturisë.

Ti je lloji im i preferuar i lumturisë! Kur mendoja për lumturinë, e kam menduar përherë të njëtrajtshme, përherë njësoj. Nuk e ndaja në lloje. Nëse ishte, ishte dhe aq, s’kishte diferenca. Derisa të njoha ty dhe pa e ditur as unë, fillova të të bëj llojin e preferuar të çdo gjëje: të të qeshurave kur isha me humorin që zvarritej në tokë mezor, e pastaj më mjaftonte të të kisha ty aty krah meje e me batuta prit e hidh, nisja e i ndjeja qelizat prej gëzimi, të merrnin… Read More